UASHINGTON, 28 maj /ATSH-DPA/ – Shifra javore e kërkesave nga të papunët në SHBA arriti në rreth 2,12 milionë, njoftoi Departamenti i Punës, duke treguar ritëm të ngadaltë të humbjes së vendeve të punës, por koronavirusi vazhdon të zbehë tregun e punës.
Të dhënat vijnë ndërsa shtetet fillojnë të rihapen nga izolimet e vendosura si pasojë e koronavirusit, pavarësisht se disa nga zonat kryesore të metropolit po tregohen më të kujdesshme me planet e rihapjes së ekonomisë.
Që nga mesi i marsit janë paraqitur rreth 41 milionë qytetarë për të marrë ndihma.
Java më e keqe ishte në fund të marsit, kur u plotësuan rreth 6,8 milionë kërkesa.
Të dhënat tregojnë se papunësia ka prekur rreth një të katërtën e fuqisë punëtore. Para goditjes nga koronavirusi, në SHBA janë punësuar më shumë se 150 milionë qytetarë./ /sara/