SHBA – Moti i keq shtyn dërgimin historik të astronautëve në hapësirë

UASHINGTON, /ATSH-DPA/ – Nisja historike e astronautëve amerikanë në hapësirë nga toka amerikane, për herë të parë që nga viti 2011, është shtyrë për të shtunën si pasojë e motit të keq.

Astronautët e NASA-s, Doug Hurley dhe Bob Behnken ishin në kapsulën e ”SpaceX Crew Dragon”, duke u përgatitur të niseshin nga qendra hapësinore ”Kennedy” në Florida kur u informuan për situatën.

“Asnjë dërgim në hapësirë për sot. Siguria për anëtarët e ekuipazhit tonë Astro_Doug dhe Astro Behnken është përparësia jonë kryesore”, shkruajti në Twitter administratori i NASA-s, Jim Bridenstine.

Ngjarja e shumëpritur do të kishte shënuar herën e parë që një firmë private dhe jo një agjenci hapësinore qeveritare, do të dërgonte astronautë në orbitë./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.