SHBA – Cuomo: Bizneset të ndalojnë hyrjen pa maskë të klientëve

NJU JORK, 28 maj /ATSH-DPA/- Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, njoftoi sot një urdhër, që lejon dyqanet dhe supermarketet në shtet t’u mohojnë shërbimin klientëve që refuzojnë të vënë maska, ​​pas rihapjes së bizneseve.

“Maskat janë mjaft të efektshme dhe ne i kemi bërë ato të detyrueshme në mjediset publike”, tha ai.

“Megjithatë, kur flasim për rihapjen e dyqaneve dhe vendeve të biznesit, ne ua kemi dhënë të drejtën pronarëve të bizneseve t’ju thonë që të mos hyni, nëse nuk keni vënë një maskë”, shtoi guvernatori.

Cuomo tha se zyrtarët e shtetit janë përqëndruar në “zonat e nxehta” të COVID-19, në lagjet me të ardhura të ulëta dhe pakicat në të gjithë qytetin, duke theksuar se “Molla e Madhe” ka ende pak rrugë për të arritur standardet për të filluar rihapjen./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.