SEUL – Koreja e Jugut ka vendos bllokimin, pas rritjes së rasteve me COVID-19

SEUL, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Koreja e Jugut ka rivendosur bllokimin në zonën metropolitane të Seulit, në të cilën ndodhet gjysma e popullsisë së vendit, pas pikut të ri të infeksionit të regjistruar dje.

”Muzeumet, parqet dhe galeritë e artit ato do të mbyllen përsëri nesër për dy javë dhe bizneset janë ftuar të rivendosin orare pune fleksibël”, raportoi ‘’Guardian’’.

Autoritetet gjithashtu janë këshilluar që të shmangen tubimet shoqërore, përfshirë restorantet dhe baret.

”Dje u raportuan 79 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 11 344”, sipas Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

”Numri i viktimave brenda natës nuk pësoi rritje dhe qëndron në 269”, sipas KCDC-së.

Që nga 5 prilli, numri i rasteve ka qenë në rënie, kur u raportuan 81 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja janë të lidhura me një infeksion të përhapur në një qendër shpërndarjeje në qytetin Bucheon, jashtë Seulit, njoftoi agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut, Yonhap./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.