Kantina e verës në Mirditë mbështetet nga Skema Kombëtare/ 18 % e prodhimit eksportohet në SHBA, Gjermani, Zvicër e Danimarkë

@ Kantina Arbëri

Kultivimi i rrushit autokton dhe prodhimi i verës i trashëguar në tre breza. 🤝 Tradita e hershme e Mirditës është rikthyer në një emër të vetëm.👉 Është kantina “Arbëri”, simboli i ringjalljes së vreshtarisë shqiptare.🤗

Gepostet von Bledi Çuçi am Donnerstag, 28. Mai 2020

TIRANË, 28 Maj/ATSH/ Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi vizitoi sot një nga kantinat e rrushit autokton në vend, e cila është mbështetur nga qeveria përmes skemës kombëtare.

Falë kësaj mbështetjeje, tha Ministri, kantina sot prodhon me teknologji moderne.

Sipas ministrit Çuçi, 18 % e prodhimit të kësaj kantine eksportohet jashtë vendit, në SHBA, Gjermani, Zvicër e Danimarkë.

Ai bëri të ditur po ashtu, se po punohet për Kadastrën e Vreshtave dhe një ligj të ri për vreshtarinë.

“Kultivimi i rrushit autokton dhe prodhimi i verës i trashëguar në tre breza. Tradita e hershme e Mirditës është rikthyer në një emër të vetëm. Është kantina “Arbëri”, simboli i ringjalljes së vreshtarisë shqiptare”, tha ministri Çuçi./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.