FUTBOLL – Mesi: Shtyrja e Kupës së Amerikës një zhgënjim i madh

BUENOS AIRES, 28 maj /ATSH-MIA/ – Sulmuesi i Barcelonës dhe ylli i futbollit argjentinas, Lionel Mesi ka ndarë mendimin e tij për mosmbajtjen e Kupës së Amerikës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Shtyrja e Kupës së Amerikës ishte një zhgënjim i madh për mua. Besoj se ka qenë një vendim jo i arsyeshëm. Kupa e Amerikës do të ishte një ngjarje e madhe për mua. Do të isha shumë i lumtur që përsëri të merrja pjesë në këtë turne’’, shtoi futbollisti.

“Kupa e Amerikës” duhej të luhej në verën mes 12 qershor – 12 korrik në Argjentinë dhe Kolumbi. Ndeshjet janë shtyrë për vitin 2021.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.