COVID-19 – Lituania dhe Estonia, jo më kufizime mbarëkombëtare në rast ripërtëritjeje të virusit

RIGA, 28 maj /ATSH-DPA/- Drejtuesit e shteteve baltike të Lituanisë dhe Estonisë thanë sot se nuk do të vendosin më kufizime mbarëkombëtare në rast të një valë të dytë infektimesh me koronavirusin e ri.

“Nëse infektimet me koronavirus fillojnë të rriten sërish, masat do të synohen në epiqendra lokale”, tha kryeministri lituanez, Saulius Skvernelis dhe homologu i tij, Estonez Jueri Ratas.

Në rast të një shpërthimi të përtërirë, Skvernelis tha se qeveria e tij ka hartuar plane për t’u përqëndruar në pikat e nxehta të përhapjes së virusit.

Ratas tha se shteti i Estonisë kishte plane të ngjashme me Lituaninë.

Të dyja qeveritë iu përgjigjën herët përhapjes së COVID-19, me masa të rrepta, me gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare të vendosura në mes të marsit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.