Agjencia Telegrafike Shqiptare

TEKNOLOGJI – ”Nissan” njofton një plan radikal të ristrukturimit të kompanisë

TOKIO, 28 maj /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Nissan” ka njoftuar një plan radikal të ristrukturimit për të përballuar një rënie të fitimit operativ 91.9% në fiskal 2019 (i cili mbyllet në fund të marsit në Japoni) dhe i cili parashikon ulje që korrespondojnë me 2.57 miliardë euro në kosto.

Kompania ka njoftuar gjithashtu ulje të modeleve të tyre nga 69 në 55 modele deri në vitin 2023 dhe mbyllje të fabrikave në Indonezi dhe Barcelona.

Këtë lajm e ka bëtë të ditur presidenti dhe CEO i kompanisë Nissan Makoto Uchia, gjatë konferencës vjetore të rezultateve, i cili konfirmoi vazhdimin dhe impenjimin e kompanisë për të mbajtur dhe zhvilluar aktivitetet e saj prodhuese në Europë dhe në Britaninë e Madhe.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version