VATIKAN – Papa Françesku kërkon një botë më të mirë postCOVID-19

VATIKAN, 27 maj /ATSH-AFP/ – Papa Françesku, ende i privuar nga besimtarët e tij tradicionalë në sheshin e Shën Pjetrit për shkak të koronavirusit, synon të ndikojë me gjithë peshën e tij morale për të kërkuar një shoqëri të re postpandemike më respektuese për njerëzit dhe Tokën.

“Është momenti për të bërë një hap vendimtar”, ishte shprehur papa Françesku në fund të marsit për një biograf.

“Ne duhet të kalojmë nga shkatërrimi i natyrës në soditjen e saj, të ngadalësojmë shkallën tonë të prodhimit dhe konsumit”, theksoi papa.

Në një univers të ndaluar brutalisht dhe që aspiron të jetë më solidar, papa Françesku sheh fillimin e një ekonomie më pak likuide dhe më njerëzore, duke paralajmëruar të mos humbim kujtesën pasi të mbarojë gjithçka./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.