SERBI – Sportet në natyrë nga 1 qershori me tifozë 

BEOGRAD, 27 maj /ATSH-DPA/- Serbia do të lejojë tifozët të marrin pjesë në ndeshjet e futbollit dhe sportet e tjera në natyrë nga 1 oroqershori e tutje, për aq kohë sa respektohen rregullat e distancimit social në mes të pandemisë koronavirusit të ri, sipas qeverisë

“Tifozët do të duhet të qëndrojnë në një metër largësi nga njëri-tjetri”, tha Komiteti i Urgjencës për Koronavirusin në vendimin e tij.

Të gjitha ligat e futbollit në vend u ndaluan në mars dhe veprimtaritë priten të rifillojnë në fundjavë.

Megjithatë, këto lojëra do të luhen pas dyerve të mbyllura./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.