“Nuk do t’i lëmë vetëm kurrsesi”/ Të gjithë punonjësit do të marrin pagën e luftës

TIRANË, 27 maj/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama siguroi sot të gjithë ata individë që nuk i kanë marrë 40 mijë lekët e pagës së luftës kryesisht për neglizhencën e pronarëve të bizneseve të tyre, se do t’i marrin shumë shpejt.

“Më vjen mirë që me gjithë vështirësitë e mëdha të sistemimit të aplikimeve shpesh të bëra me gabime dhe për këtë shkak edhe të vonuara, janë aktualisht 64 964 individë me emër dhe mbiemër që kanë marrë dy paga lufte dhe do të marrin edhe të tretën nga paketa e parë dhe plot 109 664 të tjerë që kanë marrë 400 mijë lekët e paketës së zgjeruar”, tha Rama.

Kryeministri tha se “ndërkohë janë shqyrtuar me shumë vëmendje dhe me dashuri mijëra raste, që për një arsye, apo një tjetër, nuk i kanë marrë 400 mijë lekë. Në radhë të parë për neglizhencën e pajustifikueshme dhe të pakuptueshme të pronarëve të bizneseve të tyre, kompani mbi 140 mijë dollarë xhiro. Nuk do t’i lëmë vetëm kurrsesi. Shumë shpejt edhe ata do të kenë në llogari 400 mijë lekët, sepse unë them atë që bëj dhe bëj atë që them. Faleminderit dhe rrofshi për luftën, durimin, mirëkuptimin dhe pa diskutim më të mirën e kemi ende përpara, por duart mos harroni t’i lani sa më shpesh, sepse ai nuk ka ikur”, tha Rama./r.e//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.