MEKSIKË – Lopez Obrador: Duhet të kthehemi gradualisht në normalitetin e ri

MEKSIKO, 27 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, planifikon të udhëtojë përsëri në rajonet e vendit të tij, në një përpjekje për t’u rikthyer në “normalitet”, pavarësisht numrit në rritje të infekimeve me koronavirusin e ri.

“Ne duhet të kthehemi gradualisht në normalitetin e ri”, tha ai gjatë konferencës së tij të përditshme për shtyp .

Presidenti tha se do të udhëtojë për një javë në lindje të Meksikës, duke filluar në Kankun, ku ai do të përurojë ndërtimin e një projekti hekurudhor turistik, i njohur si Treni Majan.

Pas një jave në kryeqytet, Lopez Obrador planifikon një tjetër udhëtim në veri të vendit.

Njoftimi i tij u bë një ditë pasi Meksika raportoi 501 vdekje të lidhura me COVID-19 në një ditë të vetme, numri më i lartë ditor i regjistruar deri më tani.

Qeveria nuk ka vendosur një karantinë të detyrueshme, por vetëm ka rekomanduar banorët të qëndrojnë në shtëpi.

Rekomandimi është në fuqi deri të shtunën./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.