Mbledhja e ministrave të nismës Adriatiko-Joniane/ Bashkëpunim i shtuar rajonal për të tejkaluar pasojat e COVID-19

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar drejt Bashkimit Europian.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë sot në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane.

“Sot morëm pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Nismës Adriatiko-Joniane. Kjo nismë ka rëndësi të veçantë në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e anëtarësimit në BE”, tha Cakaj.

“Biseduam për masat e përbashkëta në luftën kundër COVID-19, domosdoshmërinë e hapjes së kufijve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Theksuam, po ashtu, gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin nëpërmjet projekteve konkrete në fushën e turizmit, mjedisit, infrastrukturës dhe transportit”, u shpreh Cakaj.

“Shqipëria vazhdon të luajë rol të pazëvendësueshëm në nismat rajonale dhe të bëjë punë të fortë e sistematike në të gjitha projektet e nevojshme për të përparuar tutje drejt Bashkimit Europian”, theksoi Cakaj.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.