FOTO/ Projekt për stadium të ri në Holandë/ Rama: Ruajna o Zot me çfarë balte do të ishte mbuluar ky projekt në këtë atdheun tonë

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot nga një projekt i një stadiumi të ri në Holandë që i përket klubit të futbollit SBV Excelsior.

Rama shprehet se ky projekt i kujton fushat mes pallateve ku fëmijët luajnë futboll.

“Atdheu i futbollit total të Ajaksit legjendar dhe magjistarit Johan Krujf, do të ndërtojë këtë stadium të ri (a nuk ju kujton fushat mes pallateve ku fëmijët luajnë futboll)… dhe sa e pashë mendova, ruajna o Zot me çfarë balte do të ishte mbuluar ky projekt në këtë atdheun tonë”, është shprehur Kryeministri Rama.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.