AUSTRI – Kurz: Plani i BE-së për rimëkëmbjen një bazë për negociatat

VJENË, 27 maj /ATSH-AFP/ – Kancelari austriak, Sebastian Kurz theksoi sot se plani europian për rimëmbjen prej 750 miliardë eurosh, propozuar nga Komisioni Europian për të përballuar krizën ekonomike, ishte një bazë për negociata ku pjesa mes kredive dhe subvencioneve duhet të diskutohet në veçanti.

“Propozimi i Komisionit Europian është tashmë mbi tryezë si bazë e negociatave”, theksoi kryeministri austriak, që është rreshtuar mes drejtuesve të BE-së kundër çdo parimi për bashkimin e borxheve mes shteteve anëtare.

Komisioni Europian propozoi një plan prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e ekonomisë nga koronavirusi, nga 500 miliardë që ishte fillimisht.

”Paketa stimuluese do të përbëhet nga 500 miliardë euro grante dhe 250 miliardë euro kredi”, sipas burimeve.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen do të publikojë zyrtarisht propozimin.

Kjo do të krijojë bazën për negociata të plota, pasi 27 vendet anëtare të BE-së nuk po bien dakord me mënyrën e financimit për rimëkëmbjen ekonomike të bllokut./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.