720 naftëtarë të Ballshit përfitojnë “pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se 720 naftëtarët e rafinerisë së Ballshit e kanë përfituar pagën e luftës prej 40 mijë lekësh.

Sipas të dhënave të publikuara nga MFE, janë paguar gjithsej 18.7 milionë lekë.

Në vendimin e qeverisë, në datë 23 prill 2020 përcaktohet dhënia e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh për punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, të cilët figurojnë në listëpagesën e muajit dhjetor 2019 dhe që kanë pagë bruto nën masën 100 mijë lekë në muaj. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.