Veliaj: Trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë

TIRANË, 26 maj/ATSH/ “Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë”, deklaroi sot kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj reagoi ndaj sulmeve personale në adresë të tij, ndërsa theksoi se është zgjedhur nga populli dhe do i shërbejë vetëm atij.

“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që trafikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjoba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit dhe u shërbej veç atyre”, u shpreh Veliaj. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.