PODGORICË – Mali i Zi hap kufijtë më 1 qershor

PODGORICË, 26 maj /ATSH/ – Kryeministri malazez, Dushko Markoviç deklaroi se vendi i tij do të hapte kufijtë më 1 qershor me Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Shqipërinë dhe Greqinë, njoftuan burime që përputhen.

“Do të hapim kufijtë me vendet që kanë status të ngjashëm epidemiologjik. Nuk do të kërkojmë teste speciale, të gjithë do të marrin udhëzime të qarta se çfarë i pret në vendin tonë dhe cilat rregullore duhet të respektojnë”, deklaroi ai.

Markoviç theksoi se Mali i Zi e fitoi betejën me virusin dhe u bë vendi i parë në Europë pa raste me koronavirus.

”Plani është që javën e ardhshme të hapen kopshtet dhe kinematë dhe të lejohen grumbullime publike deri në një numër të caktuar qytetarësh”, shtoi Markoviç./ /sara/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.