ITALI – Di Maio: 15 qershori D-Day për turizmin europian

ROME, 26 maj /ATSH-ANSA/ – Po punojmë për të siguruar që më 15 qershor të mund të nisemi të gjithë së bashku drejt Europës, pasi 15 qershori duhet të jetë D-Day e turizmit europian, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, në emisionin ”Frontiere” të RAI-t.

“Gjermania  po synon të rihapet më 15 qershor duke këshilluar njerëzit të shkojnë me pushime në vendet e tjera, ndërsa me Austrinë dhe me vendet e tjera  po punojmë për t’ia arritur kësaj”, shtoi ai.

‘Të katër vendet e ashtuquajtura ‘të kursyera’ të BE-së duhet të kuptojnë se nëse dikush bie, të gjithë bien. Deri tani u morëm me masat për të ndihmuar sipërmarrësit dhe profesionistët, kjo nuk mjafton, dhe në këtë nuk mjafton duhet të jenë edhe negociatat me BE-në”, shtoi ai duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me negociatat në vazhdim e sipër për fondin e rimëkëmbjes.

”Në këtë lojë Bashkimi Europian po zgjedh nëse duhet të ekzistojë. Unë nuk mendoj se është çështje dalja ose hyrja në BE: është çështje e së ardhmes. Besoj se  BE ka gjithçka që duhet për të shkruar një të ardhme të re përmes Fondit të Rimëkëmbjes”, theksoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.