FUTBOLL – Liga ukrainase rifillon ndeshjet më 30 maj

KIEV, 26 maj /ATSH-DPA/- Liga e futbollit ukrainas do të rifillojë më 30 maj, njoftoi federata sot pasi konfirmoi marrjen e lejes nga qeverisë për ta bërë këtë.

Ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura, pas pezullimit të gjatë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Sipas planit të ligës, kampionati do të përfundojë me play-off për kualifikimin europian, pas përfundimit të sezonit më 19 korrik./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.