Durrës/ Përpunohen 7 anije tregtare në kalatat e portit më të madh në vend

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Autoriteti Portual Durrës bën të ditur sot se në kalatat portuale vijon pa ndërprerje procesi i përpunimit të anijeve.

“14 073 tonë mallra të ndryshme janë duke u përpunuar me 7 anijet tregtare që ndodhen të ankoruara në portin më të madh në vend, ndërkohë që dy të tjera ndodhen në radë, në pritje për t’u përpunuar”, – thekson APD.

Sipas APD-së mjetet ndihmëse dhe ekipet e ngarkim-shkarkimit, vijojnë operacionet portuale, me kujdes të shtuar të sigurisë shëndetësore.

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti janë përpunuar 48 anije me 38 325 kontejnerë (TEU) gjithsej./k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.