BRUKSEL – BE: Taksat e reja mund të përcaktohen për të financuar planin e rimëkëmbjes ekonomike

BRUKSEL, 26 maj /ATSH-DPA/- Komisioni Europian po shqyrton taksat e reja për të ndihmuar në financimin e një pakete stimulimi multimiliarda eurosh, për të ndihmuar vendet e BE-së që të dalin nga recesioni i thellë i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Një taksë plastike e BE-së, një taksë mbi bizneset dixhitale dhe zgjerimi i Sistemit Europian të Tregtimit të Emetimeve janë tre mundësi për të ndihmuar në mbledhjen e parave të gatshme për shumë gjëra”, konfirmuan burimet e BE-së, pas një raporti nga “Financial Times”.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian është gati të zbulojë planin e tij zyrtar, i cili duhet të sigurojë të mërkurën mbështetjen njëzëri të 27 vendeve anëtare për t’u bërë funksional.

Të gjitha kryeqytetet e BE-së kanë rënë dakord në parim për krijimin e një pakete rimëkëmbjeje, por bisedimet ka të ngjarë të jenë të vështira në samitin e BE-së të muajit të ardhshëm.

Kjo është mundësia e parë që liderët të miratojnë zyrtarisht çdo propozim./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.