BRAZIL – Guvernatori i Sao Paulos zgjat bllokimin për shkak të COVID-19

SAO PAOLO, 26 maj /ATSH-ANSA/- Guvernatori i kryeqytetit brazilian Sao Paulo, Joao Doria, ka njoftuar se do të zgjasë bllokimin e vendosur në shtetin brazilian përtej datës së caktuar të 1 qershorit.

“Do të kemi një karantinë të re, por me një formë inteligjente dhe jo homogjene si deri më tani”, njoftoi Doria, duke saktësuar se bllokimi do të jetë i kufizuar në zonat më të prekura.

Kryeqyteti Sao Paolo, më i pasuri dhe më i populluari prej brazilianëve, kanë gati 84 000 infeksione dhe 6,220 vdekje, që përbëjnë 27 % e viktimave totale të Brazilit./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.