Rikualifikimi urban në Roskovec, punime intensive për bulevardin kryesor

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Në bulevardin kryesor në Roskovec vijon puna intensive për rikualifikimin e tij duke krijuar mjedise çlodhëse dhe hapësira rekreative për komunitetin.

Gjatë ditës së sotme ka filluar hedhja e asfaltit në rrugën kryesore të Roskovecit. Ky investim është pjesë e projektit të rehabilitimit urban të bllokut nr. 2, në Roskovec.

“Tashmë jo vetëm një premtim elektoral, por një fakt, që u bë i mundur me mbështetjen e qeverisë shqiptare, me programin e Rilindjes Urbane”, – bëri të ditur bashkia e Roskovecit.

Pjesë e projektit janë edhe rehabilitimi i fasadave të ndërtesave. Ndërsa përgjatë bllokut do të krijohen mjedise çlodhëse me kënde lojërash, hapësira rekreacioni, gjelbërim, etj.

/k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.