BERLIN, 25 maj /ATSH-AFP/ – Operatori hekurudhor gjerman “Deutsche Bahn” njoftoi sot një riforcim të ofertës së tij, pas uljes së kapaciteteve përballë frekuentimit të ulët të trenave, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Grupi do të rrisë ofertën e tij kryesore të linjës, në veçanti me një dyfishim të numrit të vendeve në dispozicion në trenat e tij më të frekuentuar të shpejtësisë së lartë, që lidh qytetet kryesore gjermane.
“Në nivel rajonal, Deutsche Bahn tashmë ofron “95%” të planit të tij të zakonshëm të transportit”, theksoi Bertield Huber, përgjegjës për bordin e drejtorëve të grupit në një konferencë shtypi.
Operatori do të rifillojë lidhjet me të gjithë fqinjët europianë deri në qershor.
”Deutsche Bahn” u përball me një rënie drastike të trafikut hekurudhor, si pasojë e masave kufizuese të vendosura nga qeveria gjermane për të luftuar kundër pandemisë së koronavirusit.
Pandemia e koronavirusit e zhyti operatorin hekurudhor në krizë. ”Deutsche Bahn” ka humbur, sipas një vlerësimi të qeverisë gjermane, rreth 11 deri në 13,5 miliardë euro për periudhën 2020-2024./ /ec/
