SHBA – Uashingtoni ndalon udhëtimet me Brazilin si pasojë e COVID-19

NJU JORK, 24 maj /ATSH-AFP/ – SHBA-ja do të njoftojë një ndalim të udhëtimeve me  Brazilin, i kthyer në një prej vendeve më të prekura në botë nga koronavirusi, theksoi sot këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brien.

“Mendoj se do të kemi një vendim të ri sot lidhur me udhëtimet me Brazilin, ashtu si kemi bërë me Britaninë e Madhe, Europën dhe Kinën dhe ne shpresojmë që kjo do të jetë e përkohshme”, theksoi CBS zyrtaro, vendi i të cilit ka regjistruar rreth 100 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit.

“Por për shkak të situatës në Brazil, ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtuar popullin amerikan”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.