TVSH, të ardhurat e arkëtuara në buxhet llogariten 39.2 miliardë lekë

TIRANË, 23 maj/ATSH/- Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar llogariten 39.2 miliardë lekë gjatë 4 muajve të parë të këtij viti.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 3 miliardë lekë më pak se 4-mujori i vitit 2019.

MFE informon se janë rimbursuar mbi 5.2 miliardë lekë gjatë periudhës janar-prill.

Për shkak të pandemisë e cila ka prekur të gjithë botën, ekonomia është ngadalësuar dhe të ardhurat në buxhet rezultojnë të kenë rënie.

Për të mbrojtur biznesin nga falimentimi dhe për ta zbutur krizën nga COVID-19, qeveria shqiptare ndërmori një plan të gjerë masash financiare, ndërsa ka deklaruar se po punon mbi planin e rimëkëmbjes.

/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.