SOFT NEWS – COVID-19 ka pasuruar më shumë… pasanikët!

KALIFORNI, 23 maj /ATSH-ANSA/ – COVID-19 ka pasuruar më shumë pasanikët amerikanë.

”Nga mesi i marsit deri në mes të majit, 600 personat më të pasur në Amerikë u pasuruan me 434 miliardë dollarë”, sipas një studimi të ”American for Tax Fairness” dhe Instituti për Programin e Studimeve të Politikave për Pabarazinë, bazuar në të dhënat e ”Forbes”.

Kreu i ”Amazon” Jeff Bezos dhe CEO i ”Facebook” Mark Zuckerberg janë ata që kanë parë rritjen më të madhe të pasurisë së tyre: Bezos ka fituar 34,6 miliardë dollarë, ndërsa Zuckerberg 25 miliardë.

”Amazon” raportoi rritje të madhe të biznesit për shkak të lulëzimit të tregtisë online gjatë rënies ekonomike nga pandemia e koronavirusit./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.