Programi IPARD/ Mbështetje fermerëve me produkte materiale, më shumë produktivitet dhe fitime

TIRANË, 23 maj/ATSH/ – Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka publikuar sot shembullin e dy fermerëve Halil Dedej nga Zhurje në Tiranë dhe Bashkim Lushka nga Roskoveci i Fierit, të cilët falë fondeve IPARD kanë përfituar traktor dhe agregate.

“Pajisja me një traktor për të punuar tokën është një nga mbështetjet kryesore që mund të përfitojë një fermer”, thekson zyra e BE në Tiranë.

Në këtë mënyrë, shton Delegacioni i BE, “ai arrin të rrisë produktivitetin dhe të ketë më shumë fitime”.

“Programi IPARD ka ndihmuar një numër të madh fermerësh në zona të ndryshme të Shqipërisë duke u dhënë atyre grante për të blerë një traktor dhe produkte te tjera materiale”, thekson Delegacioni i BE.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.