Prefekti Malaj për ATSH-në: Operacioni humanitar u erdhi në ndihmë 1804 familjeve

TIRANË, 23 maj/ATSH/-Në vijim të fazës së dytë të operacionit humanitar për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, në qarkun e Elbasanit janë shpërndarë pako ushqimore pranë 1804 familjeve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut të Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “më 22 maj shpërndamë pranë 1804 familjeve pako ushqimore dhe pranë 38 familjeve pako me produkte jo ushqimore”.

Ai theksoi ndër të tjera se po ofrohet edhe asistencë familjet për blerjen e produkteve të ndryshme ushqimore. z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.