Operacioni humanitar në Malësi të Madhe/ Marinaj për ATSH: Ndihma ushqimore për 930 familje në nevojë

TIRANË, 23 maj /ATSH/- Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë Malësi e Madhe, tha për ATSH-në se , “deri tani bashkia Malësi e Madhe ka shpërndarë pako me ushqime për 930 familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar. Operacioni humanitar po vijon, duke iu ardhur në ndihmë shumë familjeve, në këtë situatë të vështirë që krijoi COVID-19”.

“Gjithashtu 35 familje në nevojë ekonomike në Kelmend dhe Tamarë janë ndihmuar në dy ditët e fundit me pako me ushqime, në kushtet e situatës së krijuar nga COVID-19”, tha Marinaj për ATSH.

“Operacioni humanitar do të vijojë edhe gjatë kësaj fundjave në fshatrat e tjerë të Vermoshit pjesë të njësisë administrative Kelmend”, u shpreh kryetari i bashkisë Malësi e Madhe.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.