Operacioni humanitar/ 1358 familje e pensionistë të vetmuar u ndihmuan me ushqime dhe barna mjekësore

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤🟢 SOT NDIHMUAM 1358 FAMILJE E PENSIONISTË TË VETMUAR ME USHQIME, BARNA MJEKËSORE E NEVOJA TË TJERA.🔴 DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 23. Mai 2020

TIRANË, 23 maj/ATSH/ – 1358 familje e pensionistë të vetmuar u ndihmuan sot me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera.

Në të gjithë vendin vijon operacioni humanitar për të gjitha familjet më në nevojë si dhe për të gjithë pensionistët e vetmuar.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga operacionet humanitare në shumë qytete të vendit.

“Sot ndihmuam 1358 familje e pensionistë të vetmuar me ushqime, barna mjekësore e nevoja të tjera”, tha Rama.

Konkretisht ndihmat u shpërndanë në Devoll, Gramsh, Librazhd, Lushnjë, Memaliaj, Pukë dhe Bulqizë.

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”, theksoi Rama.

/gj.mima/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.