TIRANË, 23 maj/ATSH Rreth 63 monitorime janë kryer në qarkun e Gjirokastrës nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.
ISHSH Gjirokastër bën të ditur se “në mënyrë më të detajuar janë monitoruar 16 tregtim produktesh ushqimore, 33 bar-kafe dhe restorant, 4 parukeri dhe berberana, 2 furrë buke , 5 tregtim produktesh jo ushqimore , 1 riparim celularësh, 1 institucione arsimor, 1 zyrë pagesash”.
“Nga monitorimi në 58 subjektet u konstatua se subjektet kishin afishuar protokollet dhe posterat përkatëse, ishin të pajisura me lejen e ushtrimit të aktivitetit, punonjësit ishin të pajisur me masa mbrojtëse dhe higjenizues, si dhe respektohej distancimi social. Në 5 subjekte u konstatua mungesë e lejes së ushtrimit të aktivitetit dhe xhamit mbrojtës. Këto subjekte u këshilluan për realizmin e tyre”, – tha ISHSH.
/k.s/ /a.g/