KROACI – Dita e parë pa asnjë rast të ri me COVID-19

ZAGREB, 23 maj /ATSH-DPA/ – Kroacia regjstroi sot ditën e parë pa asnjë rast të ri me koronavorus që nga 9 marsi, njoftoi Autoriteti i Mbrojtjes Civile.

Më 25 shkurt u regjistrua rasti i parë me COVID-19.

Që atëherë, janë raportuar 2 243 raste dhe 99 viktima nga COVID-19.

Me vijën e saj të gjatë bregdetare të Adriatikut dhe shumë gjire dhe ishuj, Kroacia është destinacion i famshëm pushimesh verore, duke e bërë atë tepër të varur nga turizmi.

Hotelet dhe shtëpitë e pushimeve janë të përgatitur të presin përsëri turistë, por i frikësohen disi pandemisë.

Ekspertët do e konsiderojnë sukses të madh nëse industria arrin 50% të fitimeve të vitit të kaluar prej 10,5 miliardë eurosh. / /sara/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.