IPARD II/ 40 milionë euro kontrata në një vit në mbështetje të fermerëve

TIRANË, 23 maj /ATSH/- Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) në kuadër të Programit IPARD II, ka lidhur me fermerët kontrata investimi, në vlerën e 40 milionë eurove, në një vit.

AZHBR bën të ditur se, rritja investimeve ka  dhënë impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e prodhimit të të ardhurave ekonomike dhe punësimit.

Program IPARD mbështet fermerët nëpërmjet fondeve të vëna në dispozicion nga BE dhe qeveria shqiptare, që i vjen në ndihmë fermerit për të bërë investime në vlerë nga 10 mijë euro deri 2 milionë euro, me grante që shkojnë nga 50% deri në 70%, të mbulimit për investime të caktuara.

Nga dy thirrjet e deri tanishme nga AZHBR, për përfitim nga IPARD, janë lidhur 40 milionë euro kontrata në një vit.

AZHBR bën të ditur se, këto janë shifra reale, transparente në faqen zyrtare të saj, ku janë listuar të gjithë subjektet që janë mbështetur dhe kontraktuar.

“Ndërsa evidenti i këtyre rasteve si modele suksesi, që nuk janë vetëm kontrata por investime të realizuara me pagesa të kryera, ku paratë kanë shkuar në llogaritë bankare të fermerëve dhe janë blerë agregatët, traktorë, janë ndërtuar pika grumbullimi të reja, kompanitë  kanë rritur kapacitetet  frigoriferike, synojnë të nxisin aplikimin e fermerëve në këtë program”,  bën të ditur AZHBR .

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.