FUTBOLL – Sanchez: La Liga mund të rinisë nga 8 qershori

BARCELONË, 23 maj /ATSH-DPA/ – Liga spanjolle mund të rifillojë nga 8 qershori, deklaroi kryeministri, Pedro Sanchez.

La Liga ka thënë tashmë se ata synojnë të luajnë nga 12 qershori.

“Jemi shumë të kënaqur me vendimin, është rezultat i punës së madhe të klubeve, lojtarëve, trajnerëve, CSD-së (Këshilli Sportiv Spanjoll), agjentëve e tjerë”, deklaroi një zëdhënës i La Ligas.

“Por ne nuk mund të ulim masat mbrojtëse, është e rëndësishme të ndiqni rregulloret shëndetësore dhe të sigurojmë që pandemia të mos kthehet”, shtoi ai.

Ekipet janë lejuar të nisin stërvitjen. Lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve të COVID-19, ku tetë prej tyre rezultuan pozitivë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.