FUTBOLL – Bayern dhe Dortmund fitojnë para një beteje të madhe

BERLIN, 23 maj /ATSH-DPA/ – Bayern Munich dhe Borussia Dortmund të dy arritën sot fitore për të vendosur më pas, në një betejë mes sfiduesve të titullit të Bundesligës, që do të mbahet javën e ardhshme.

Dyshja do të takohet të martën pas dyerve të mbyllura në Dortmund, ku Bayern është katër pikë përpara me shtatë ndeshje të mbetura.

Raphael Guerreiro dhe Achraf Hakimi shënuan fitoren e vështirë të Dortmundit 2-0 në Wolfsburg, ndërsa Bundesliga zhvilloi raundin e dytë të ndeshjeve pa tifozë pas pezullimit nga koronavirusi.

Më pas Bayern mundi Eintracht Frankfurt në rezultatin 5-2.

Lojërat me dyer të mbyllura kanë protokolle të rrepta higjiene. / / sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.