FOTO/Nis projekti për rehabilitimin e Drejtorisë së Transportit Rrugor në Shkodër

TIRANË 23 maj/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor, në Shkodër falë një rikonstruksioni që po i nënshtrohet do të ofrojë kushte dinjitoze për gjithë qytetarët e subjektet që marrin shërbim.

Kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja bëri të ditur se ka nisur projekti për rehabilitimin e pronës së re të DPSHTRR për rajonin verior.

“Pas një odiseje për lejen e ndërtimit, pa dashur të hyjmë në politikë, më në fund nisim projektin që zgjidh sistemimet e oborrit, rrugë kalimi, rigjelbërim, parkime, sinjalistikën orientuese, kapanonin për kontrollin fizik, veshje strukturore e brandimin e godinës, paisjet e reja e sistemet e sigurisë, instalime brenda dhe nderhyrje rikualifikuese për kompletimin e pronës së re të DPSHTRR për rajonin verior”, shprehet Gonxhja./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.