Falcone, Heroi i Antimafias dhe bashkëpunëtorët e tij rikthyen besimin e qytetarëve te drejtësia

TIRANË, 23 maj/ATSH/ Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar gjykatësin italian Giovanni Falcone, i cili u vra 28 vite më parë nga mafia, ndërsa publikoi një thënie të tij.

“Kush hesht dhe ul kokën, vdes sa herë e bën këtë gjë. Kush flet dhe ecën me kokën lart, vdes vetëm një herë”, është thënia e Falcones, që publikoi Meta, ndërsa e cilësoi si “amanetin” që u la bashkëpunëtorëve të tij.

“Sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Giovanni Falcone, Heroin e Antimafias, i cili edhe pse u vra nga mafia, e dërrmoi atë më shumë me mesazhin që u la “amanet” bashkëpunëtorëve të tij, si Paolo Borsellino e shumë të tjerë, të cilët rivendosën forcën e shtetit ligjor dhe rikthyen besimin e qytetarëve te drejtësia”, deklaroi Presidenti Meta./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.