COVID-19 nuk i ul ‘vlerën’ Marash Kumbullës, vlen mbi 25 milionë euro

TIRANË, 23 maj/ATSH/ -Talenti Marash Kumbulla është një ndër mbrojtësit më të kërkuar në merkaton e futbollit.

Drejtori sportiv i Hellas Verona në Serinë A italiane, Tony D’Amico, foli për mikrofonat e Sky Sport për ndikimin e koronavirusit në merkaton e futbollistëve.

Sipas tij edhe pse pandemia i kushtëzon klubet në ofertat e tyre, sipas tij Verona nuk do t’i shesë “xhevahirët” e saj nëse nuk vjen oferta e duhur. Ai merr shembull talentin shqiptar, Marash Kumbulla, tha D’Amico vlen mbi 25 milionë euro.

“Kumbulla është i fortë, e vlerësojmë më shumë se 25 milionë euro. Ka zhvilluar një kampionat të mrekullueshëm dhe i janë vënë pas klubet e mëdha në Europë. Do të ketë shumë kërkesa, edhe tani po ndodh. Gjithsesi është herët për të folur me shifra konkrete. Nuk është e thënë që do të shitet medoemos, ka shumë kohë në dispozicion, pasi është i ri. E bukura është që vjen nga të rinjtë, e gjitha është meritë e presidentit Setti.”

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.