Bulqizë/ 160 pako ushqimore u shpërndanë sot për familjet në nevojë në Gjoricë

TIRANË, 20 maj /ATSH – I. Vata/-Bashkia Bulqizë vazhdon të shpërndajë pako ushqimore për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla tha sot se kemi shpërndarë 1️60 ushqimore.

“E kishim obligim ndaj Zotit të ishim sot duke kontribuar me ndihma ushqimore pranë njerëzve në nevojë përpara Fitër Bajramit, me qëllim që edhe ata të gëzojnë mundësinë ta festojnë Bajramin si çdokush tjetër. Ishim në familjet me më shumë nevoja, të rikthyer për të disatën herë pranë tyre në këtë situatë të vështirë, duke iu kujtuar që nuk janë vetëm dhe se së bashkë mund t’ia dalim më lehtë. Nga e hëna e kësaj jave e deri sot, kemi vijuar me ndihmat  në njësinë administrative Gjoricë, ku kemi shpërndarë  1️60 ushqimore”” tha Alla.

Alla shton se “bashkia jonë ndau një fond të posaçëm për t’iu gjendur pranë këtyre familjeve, por kurrsesi nuk duhet harruar edhe angazhimi i partnerëve tanë, konkretisht Xhamia Gjoricë, e cila iu bashkua thirrjes tonë në këtë mision humanitar”.

“Duke numëruar bekimet që Zoti na ka dhënë, le ta shtojmë mes nesh dashurinë dhe harmoninë me njëri tjetrin, ta forcojmë respektin, e mbi të gjitha mirënjohjen e mëshirën në zemrat tona! Urime Fitër Bajramin, me shëndet e begati mbi çdo familje”, shprehet ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.