4 500 familje të ndihmuara në Kukës/ Gjici: Vetëm sot u shpërndanë 600 pako ushqimore për familjet në nevojë

TIRANË, 20 maj /ATSH – I. Vata/-Bashkia Kukës vazhdon operacionin humanitar të shpërndarjes së pakove ushqimore për familjet në nevojë në të gjitha njësitë administrative.

Kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici tha sot se, “vijuam si çdo ditë shpërndarjen e ndihmave në familjet në nevojë duke qenë krah tyre në këtë situatë të vështirë! Ku vetëm sot janë ndihmuar 600 familje në qytetin tonë”.

“Edhe se pandemia po vjen duke u dobësuar, bashkia Kukës nuk është ndalur me shpërndarjen e ndihmave në të gjitha Njësitë Administrative. Operacioni humanitar ka vijuar me ritme të shpejta duke ndihmuar 4500 familje në nevojë. Po ashtu edhe sot në 14 njësitë administrative dhe qytet janë shpërndarë ndihma për 600 familje”, tha Gjici.

Kryetari i bashkisë Kukës, Safet Gjici ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit si dhe ka garantuar ata që bashkia do jetë pranë tyre dhe operacioni humanitar do të vazhdojë deri në fund të luftës me pandeminë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.