Suksesi i familjes nga Malësia e Madhe në sipërmarrjen e prodhimit të djathrave, Rama: Shqipëria e vërtetë punon

 

📍HOT, MALËSI E MADHE- Familja Hasanaj ka ngritur me punë e djersën e ballit, sipërmarrjen e prodhimit të djathrave, e cila mbahet në këmbë nga dedikimi i Gjovalinit, djalit të familjes👏Në kapanonin e fermës së tyre blegtorale 🐑🐄do të instalohet shumë shpejt sistemi teknologjik i mjeljes, me mbështetjen e AZHBR.Ndërkohë Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural, Frida Krifca informon fermerët dhe blegtorët shqiptarë mbi Skemën Kombëtare të Financimit nga Qeveria, për të cilën aplikohet nga data 29 Maj deri në 19 Qershor😃Shqipëria që nuk luan teatër punon, Shqipëria e njerëzve të punës prodhon😍#Shqipëriaqëduam🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 22. Mai 2020

TIRANË, 22 maj/ATSH/ “Shqipëria e vërtetë punon, Shqipëria e vërtetë prodhon”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, teksa publikoi historinë e suksesit të familjes Hasanaj në Hot të Malësisë së Madhe, e cila pas ngritjes së një ferme blegtorale, ka investuar në një punishte të prodhimit të djathërave.

Produktet e saj familja Hasanaj i tregton më së shumti në restorantet e vendit.

Për këtë punishte, kujdeset djali i ri i familjes, Gjovalin Hasanaj i cili rrëfeu për ERTV se punishtja ishte ngritur falë mundit të babait të tij para disa vitesh me shumë pak kapacitet prodhimi, ndërkohë që sa vjen e rritet.

Vetë Gjovalini është specializuar në prodhimin e djathërave, duke ndjekur vazhdimisht kurse dhe trajnime jashtë vendit për të marrë dhe sjellë në Shqipëri eksperiencat më të mira të prodhimit të bulmetit.

Në punishten e sipërmarrjes “Veleçik Milk” prodhohen djathërat me përbërës të ndryshëm si boronica, sherbela, erëzat pikante dhe lloje farërash.

Paralelisht, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka firmosur me këtë subjekt një marrëveshje për një tjetër financim në stallën e fermës së tyre blegtorale. Me fondet e programit IPARD, aty do të ndërtohet një sistem teknologjik i mjeljes që rrit sigurinë e prodhimit të qumështit.

Gjatë vizitës në këtë fermë, drejtorja e AZHBR-së, Frida Krifca njoftoi se sapo është shpallur edhe Skema Kombëtare e Financimit të Bujqësisë dhe Blegtorisë nga qeveria shqiptare.

Për këtë vit, fermerët dhe blegtorët mund të aplikojnë nga data 29 maj deri më 19 qershor për subvencione nga fondet e kësaj skeme.

Krifca tha më tej se “fermerët duhet të aplikojnë vetëm përmes portalit e-Albania për të eliminuar çdo lloj burokracie”, tha Krifca./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.