Stilisti i Michelle Obama-s protagonist në një shfaqje të re të VH1

ÇIKAGO, 22 maj /ATSH-DPA/ – Parukieri Johnny Wright u transferua nga Çikago në Los Anxheles në vitin 2007 për të ndjekur punën televizive dhe tapetin e kuq.

Pas 13 vitesh, ku përfshihet edhe një eksperiencë në Shtëpinë e Bardhë, ëndrra e tij në televizion po realizohet me premierën e një seriali të ri në “VH1”.

Wright, i cili stiloi flokët e Michelle Obama-s kur kjo ishte Zonjë e Parë, tani ndihmon në rregullimin e stilimeve të gabuara në programin e ri “To Catch a Beautician”.

Stilistët, të cilët mendohen se nuk i kanë rregulluar në mënyrën e duhur flokët e një klienti, takohen me Wright, para se të përballen me pyetjet eTamar Braxton-it dhe klientit të pakënaqur.

Pas kësaj stilistët e ribëjnë stilimin me udhëzime nga Wright.

“Është si varianti i flokëve i “Botched”. Dallimi i vetëm është se klienti vë stilistin për t’u përballuar lidhur me modelin e flokëve dhe pastaj unë i ndihmoj ata për ta përmirësuar”, shpjegoi Wright.

Ai u jep këshilla dhe u mëson marifete stilistëve të ndryshëm, në secilën nga 20 seritë që zgjasin gjysmë ore. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.