SPANJË – Madridi dhe Barcelona rihapin bizneset jothelbësore më 25 maj

MADRID, 22 maj /ATSH-AFP/- Madridi dhe Barcelona, ​​të përjashtuara deri më tani nga heqja e kufizimit në Spanjë, do të jenë në gjendje të rihapin lokalet, hotelet dhe muzetë nga e hëna, duke iu bashkuar kështu pjesës tjetër të vendit pas dy javësh pritje, njoftoi sot qeveria

Shumë zona të vendit që kishin tashmë e kishin filluar heqjen e kufizimevedo të ndërmarrin hapin tjetër, me rihapjen e plazheve, pishinave dhe kinemave.

“Këto rihapje do të mbeten të shoqëruara me kufizime të rrepta të numrit të klientëve, deri në 50% për shembull për tarracat e lokaleve”, sqaroi një këshill i jashtëzakonshëm i ministrave.

Hapja e rajoneve të Madridit dhe Barcelonës, ​​më të populluarat në vend, u vonua, sepse ato janë edhe dy zonat më të goditura nga pandemia./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.