SOFT NEWS – Irlanda e përballon krizën e COVID-19 me… poezi

DUBLIN, 22 maj /ATSH-AFP/- Irlanda ka përdorur traditën e saj poetike për t’u përballur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi i ri, duke gjetur në të fjalë shprese e ngushëllimi për zinë dhe ashpërsinë e izolimit.

“Poezia përshkon të gjithë shoqërinë irlandeze dhe ne e shikojmë atë në këto lloj periudhe,” tha poetja e AFP, Catherine Ann Cullen.

“Nëse e heqim qafe atë këtë dimër, verën do ta kalojmë kudo që të duam”, shkroi poeti Seamus Heaney, fitues i çmimit Nobel në letërsi, duke theksuar se shpërblimi vjen pas përpjekjeve.

Bilanci i pandemisë, me 1 571 vdekje sipas shifrave më të fundit zyrtare, është relativisht modest.

Megjithatë, kjo vjen  edhe ngaqë vendi i ka ndaluar bizneset dhe heqja e kufizimeve do të zgjatet edhe me disa muaj, deri më 10 gusht, sipas planit të qeverisë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.