Siguria ushqimore, 431 inspektime dhe monitorime në të gjthë vendin

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar vijuan kontrollet në të gjithë territorin dhe monitorime në kuadër të taskforcës kundër përhapjes së COVID-19.

AKU bëri të ditur sot se gjatë inspektimeve është konstatuar se plotësohen kushtet higjieno-sanitare për të ushtruar aktivitetin si dhe disponohet dokumentacioni për sigurinë ushqimore.

Ndërkohë, thotë AKU po vijohet me këshillimet për zbatimin me përpikëri të protokollove të sigurisë kundër COVID-19.

“Janë asgjësuar 11 tonë produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit, si dhe janë marrë 16 mostra për monitorim të qumështit, për ngarkesën mikrobike dhe qelizave somatike”, bën të ditur AKU.

AKU, shprehet se do të vijojë të jetë e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.