SHBA – Trump: Guvernatorët të autorizojnë menjëherë rihapjen e vendeve të kultit fetar

UASHINGTON, 22 maj /ATSH-AFP/- Presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje sot guvernatorëve të shteteve amerikane që të autorizojnë rihapjen e vendeve të kultit, menjëherë, pavarësisht epidemisë së koronavirusit.

“Sot, unë i konsideroj vendet e kultit, të tilla si kishat, sinagogat dhe xhamitë, si vende thelbësore, që ofrojnë shërbime thelbësore”, tha ai në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë u bëj thirrje guvernatorëve që të lejojnë kishat tona dhe vendet e kultit të rihapen menjëherë. Nëse ata nuk e bëjnë, unë do t’i anashkaloj guvernatorët”, shtoi Trump, por pa sqaruar se si do ta bënte këtë.

Në SHBA, politikat e rihapjes varen nga autoritetet e secilit shtet federal./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.