Riatdhesimet/ Fluturimi nga Franca në Shqipëri më 5 qershor

TIRANË, 22 maj/ATSH/ Ambasada e Francës në Shqipëri ka publikuar sot datën dhe oraret e fluturimeve nga Franca në Shqipëri.

Ambasada thekson se, “për të gjithë të interesuarit, bëjmë me dije se fluturimi i radhës mes Francës dhe Shqipërisë është parashikuar të kryhet në datën 5 qershor 2020, nga aeroporti Paris Charles de Gaulle”.

Ambasada fton të interesuarit për rezervime që t’i bëjnë direkt tek faqja e internetit: www.airalbania.com.al

Oraret e fluturimeve të riatdhesimeve më 5 qershor janë Tiranë- Paris ora 12:00- 14:45 dhe Paris – Tiranë ora 15:45-18:15.

/gj.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.