POLONI – Duda nderon heroinën 101-vjeçare të Holokaustit

VARSHAVË, 22 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti polak, Andrzej Duda uroi 101-vjeçaren Anna Kozminska, e cila konsiderohet të jetë personi më i vjetër i gjallë, që u nderua nga memoriali “Yad Vashem”, për shpëtimin e hebrenjve nga Holokausti.

Gjithashtu, presidenti i dha Kozminska-s një medalje në përkujtim të 100-vjetorit të Pavarësisë së Polonisë.

Në 1991, Anna Kozminska dhe njerka e saj, Marias, u nderuan me titullin “Të Drejtat mes Kombeve”, për shpëtimin e Abraham Jablonski-t, të cilin e strehuan nga viti 1943 deri në 1945, kur Polonia u çlirua nga pushtuesit gjermanë.

Ato arritën ta shpëtonin djalin edhe pse ushtarët gjermanë kontrolluan shtëpinë e tyre disa herë. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.